27 Janar 2025, 22:37
Nga M.B
Arben Ahmetaj
ZVICRA- Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj tregoi sot për një rast kur është ulur në një tryezë me kryeministrin Edi Rama dhe një mikun e tij izraelit. Në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj tha Rama i ka kërkuar që t’i kalonte borxhin jashtëm 1 mld euro mikut të tij. Ahmetaj tregoi se Rama ka këmbëngulur dy herë ndërsa ai i ka thënë se nuk bëhet. Ahmetaj, deklaroi Rama nuk është mjaftuar që po dhuron copa Shqipërie për të ashtuquajturit investitorë strategjikë, por ka dashur të japë edhe tokën e ambasadës tonë në SHBA.
"Kam një episod më kreun e organizatës dhe një mikun e vet izraelit te kopshti i luleve. Se përveç kopshtit të Edenit, ka edhe dhomën e luleve ku ha. Më ka kërkuar në tryezë me mikun e vet, unë isha përpara daljes në Eurobond, në 2018, që t’ia kaloja borxhin privatish (private selement) mikut të vet. Ka këmbëngulur dy herë. I kam thënë nuk bëhet. Nuk është në interes të Shqipërisë. Është e paligjshme, kostot janë të fshehta, Shqipëria humbet dhe nesër e ka të pamundur të dali në tregun ndërkombëtar. Bëhet fjalë për 1-miliardë dollar.
Që t’i shkonte borxhi publik një dorë një njeriu. Le të dalë ta kundërshtojë nëse do. Ndërkohë pasi këmbënguli u ktheva në ministri të financave, u ula me 3-4 nga punonjësit aty dhe për hirë të këmbënguljes timë për jo bëmë llogaritë. Pra, për këtë Altin ti duhet të më kishe hedhur mua në burg po ta kisha bërë. Pale të më kishe vënë edhe atë maskën, si të ai filmi, aty di ishe heroi i fëmijëve tanë. U ktheva te ai dhe i thashë nuk bëhet, përvec asaj ka edhe problem me ligjin. Atëherë ndryshojmë ligjin, tha. Jo, i thashë, ligjin unë nuk e prek, pëveçse vetëm me konsulencë të BB dhe FMN.
Kam një gjë tjetër interesante me një ish-ministër, të më falë se nuk i kam marrë leje, por po e përmend. Ky të njëjtit person që desh t’i japë borxhin, ka dashë t’i japë tokën e ambasadës tonë, edhe sot po mundohen, që po merren me Ministrinë e Financave për të kthyer në truall ndërtimi oborrin e Bibliotekës Kombëtare, kanë ikur fare nga trutë e kokës. Nuk ka më limit. Shqipëri copëtohet siç i do qejfi këtij. Por do kundërshtohet, do japin dorëheqje nga Ministria e Financave etj, etj. Dhe ka tentuar t’i japi tokën e ambasadës tonë në Nju Jork të njëjtit njeri që desh t’i japë borxhin. Dhe sot po mundohen.
S’ia refuzova unë, më ka ardhur Ditmir Bushati dhe më thotë, o vëlla ti i merr vesh këto, a mund të ndodhi kjo? I thashë Ditmir, don’t do it, është e paligjshme. Kjo një ditë do hetohet dhe do ta kesh punën shumë keq. Ore çfarë po ndodh me ligjin e investitorëve strategjikë, unë e kam mbrojtur në parlament, por për 3 deri në 5 vjet. Po jo 12 vjet. Sot ky po e përdor ligjin e investitorëve strategjikë për të ndarë Shqipërinë. E di cfarë ka plan ky, që një ditë kur mos jetë në pushtet, të gjitha arteriet ekonomike të vendit t’i ketë ky në dorë. Koncesionet janë njerëzit e tij të afërt. Thumanë-Kashar kujt ia jep? Ky e ka ditur çfarë ka ndodhur me Astirin, për të mbuluar atë ky na shkarkoi 8 ministra. Dokumentet kanë qenë fallso," tha Ahmetaj.
arben ahmetaj
Politike
27 Janar 2025, 22:32
B.Z
Arben Ahmetaj
ZVICËR - Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se asnjë nga kontratat e ineneratorëve nu...
Politike
27 Janar 2025, 22:22
M.B
Arben Ahmetaj
ZVICRA- Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi sot se kryeministri Edi Rama e ka falimentuar kompaninë ajrore Air Albania. ...
Politike
27 Janar 2025, 22:21
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se familja e kryeministrit Edi Rama është e përfshirë dr...
Politike
27 Janar 2025, 22:14
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se te Onkologjiku ka mungesa të theksuara ilaçesh, ndërkoh&...
Politike
27 Janar 2025, 22:12
B.Z
Arben Ahmetaj
ZVICËR - Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza se kompania e baxhanakut të kryeministrit Rama ka marrë proje...
Politike
27 Janar 2025, 22:02
M.B
Arben Ahmetaj
ZVICRA- Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi sot se projekti i TVSH-së ka ardhur i parashkruar drejtpërdrejt nga kryemin...
Politike
27 Janar 2025, 22:06
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se çmimi i tunelit të Llogarasë ka shkuar baras me dy incen...
Politike
27 Janar 2025, 21:58
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se në burg në Shqipëri shkon ai që do kreu i organizat&e...
Politike
27 Janar 2025, 21:55
B.Z
ZVICËR - Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, është shprehur se AKSH-i është sipas tij kopshti privat i kryeministrit Rama. N...
Politike
27 Janar 2025, 21:51
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se është sulmuar nga televizioni Top Channel me urdhër të...