Politike

"Tuneli i Llogarasë, ka gëlltitur baras me dy inceneratorë"/ Ahmetaj: Rama rrëzoi tenderin dhe 140 mln euro e zgjodhi tenderin me 190 mln euro

Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se Balluku e ka çuar me 11-miliardë nivelin e tenderave në vend. 

27 Janar 2025, 22:06 Nga I.A
"Tuneli i Llogarasë, ka gëlltitur baras me dy
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se çmimi i tunelit të Llogarasë ka shkuar baras me dy inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit dhe me 15 shkolla të mëdha. Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se në projektin që është dorëzuar për tunelin e Llogarasë, Rama ka rrëzuar një projekt me 140 mln euro dhe ka marrë një projekt me 190 milionë euro. 

"Vetëm me tunelin e Llogarasë, që do ta them, ka gëlltitur baras me dy inceneratorë të Fierit dhe të Elbasanit dhe baras me 15 shkolla të mëdha, i ka gëlltitur plaçkitësja më e madhe, por do të kthehemi tek tuneli. Do bëj edhe ca pyetje që na çojnë në drejtimin e të vërtetës për të ndihmuar SPAK-un. Për projektin e tunelit. Kam qenë present. Janë prezantuar në një ambient privat dy kompani, që unë s’kisha dijeni se nuk ishte në ministrinë time të linjës, prezent në Turqi. Isha unë, kreu i organizatës (Rama), plaçkitësja (Balluku), edhe sy-zgrudulluari, t’i mungojë, qimja i prapanicës. Plaçkitësja dhe kreu ishin prezent. Ishin dy kompani, dhe kreu sugjeroi që këta të bënin një kombinim. Faktin e dinin që është rrëzuar kompania Gjoka në tender me 140 milionë, është marrë me 190 milionë, me një të gëlltitur të lapsit fap-fap nga kreu i organizatës siç e ka zakon, janë gëlltitur nga plaçkitësja 50-milionë dollar. Inceneratori i Fierit, plus ai i Elbasanit, 50-54 milionë euro janë," tha Ahmetaj.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll