"Rama dhe Veliaj më kanë goditur drejtpërdrejtë"/ Ahmetaj: Mediat kanë marrë miliona euro nga inceneratorët
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se është sulmuar nga televizioni Top Channel me urdhër të...
Ahmetaj ka ngritur gjithashtu akuza se sipas tij prokuroria ka kërkuar dy urdhër arreste për AKSH-in, të cilat janë rrëzuar nga gjykata

ZVICËR - Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, është shprehur se AKSH-i është sipas tij kopshti privat i kryeministrit Rama. Në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live", Ahmetaj ka ngritur gjithashtu akuza se sipas tij prokuroria ka kërkuar dy urdhër arreste për AKSH-in, të cilat janë rrëzuar nga gjykata. Ahmetaj shton se zotëron ekstrakte nga tatimet të cilat sipas tij tregojnë se te laboratorët te AKSH-i fitimi është sa 10-fishi i kostos.
Ahmetaj: Po kthehem prap te projekti i laboratorëve të AKSHI-t. Tani unë e ngrita herën e kaluar. I kërkoj gazetarëve investigativë që për laboratorët e shkollave të shkojnë të marrin, t’ua japi Gazheli, Gazheli t’ia japi dokumentat Gaxhua se sa janë futur paisjet e laboratorëve në Republikën e Shqipërisë. Po ua them, dhjetëfishi i kostove. Kam ekstrakte nga tatimet, po jap një shifër që të kuptoni se çfarë ndodh me AKSHI-n, AKSHI është kopshti privat i kryeministrit, ku njerëz të lidhur me familjen e tij, bëjnë çfarë ju do qejfi. Dhe është dhjetë fishi te laboratorët. Pyetje kam për gazetarët investigativë: Gërmoni këto, shkoni në doganë, po qe se nuk gjeni 10-fishin e kostos si fitim atëherë kthehuni tek unë. E dyta, gërmoni të dashur gazetarë investigativë, a janë grisur dy urdhër arreste përpara një muaji e gjysëm, dy muaj, në lidhje me laboratorët?
A janë rrëzuar dy urdhër-arreste? Investigojeni, dy urdhër arreste, siç ndodhi me inceneratorin e Tiranës.
Pyetje: Ju po thoni që SPAK ka kërkuar dy urdhër arreste për AKSHIN dhe gjykata i ka rrëzuar?
Ahmetaj: Janë rrëzuar dy urdhër arreste. Nuk e di gjykata, unë akoma nuk e kam rimarrë kujtesën të plotë. Investigojeni. Dy urdhër arreste janë grisur, ashtu siç edhe te Inceneratori i Tiranës që do vijnë më vonë.
Pyetje: Në raport me korrupsionin tek AKSHI
Ahmetaj: Tek laboratorët. Po tek AKSHI.
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se është sulmuar nga televizioni Top Channel me urdhër të...
Arben Ahmetaj ZVICRA- Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi sot se 5 ministra e kanë kundërshtuar kryeministrin Edi Rama për &cced...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë publike një kërcënim që i është bër&...
Arben Ahmetaj ZVICËR - Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është kërcënuar sërish. G...
foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka përgënjështruar lajmin e gazetarit izraelit Amit Segal, ku tha se Shqip&eu...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në dorën e krimit. Gjatë intervist&...
Arben Kraja ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë thirrje që t'i bëhet vettingu i pasurisë kryeministrit Edi...
Arben Ahmetaj ZVICËR - Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama ka kërkuar dorëheq...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj shtroi pyetjen sot se përse SPAK nuk heton kryeministrin Edi Rama. Në një ...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj e ka quajtur kryeministrin Edi Rama si kryetar organizate. Gjatë intervistës p&...