Politike

"Vendi është në dorë të krimit"/ Ahmetaj: Çfarë do Ergys Agasi në Davos me Ramën?

Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se për shkak të dosjeve të Encro Chat dhe SKY të ardhura në Belgjika dhe Franca, kanë rënë katër qarqe elektorale.

27 Janar 2025, 21:29 Nga I.A
"Vendi është në dorë të krimit"/
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në dorën e krimit. Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se për shkak të dosjeve të Encro Chat dhe SKY të ardhura në Belgjika dhe Franca, kanë rënë katër qarqe elektorale.

Ahmetaj ka theksuar se këto 4 qarqe elektorale janë Shkodra, Durrësi, Elbasani dhe Tirana. Po ashtu Ahmetaj ka ngritur pyetjen se çfarë përfaqëson Ergys Agasi, që po komandon vendin sot. 

"Unë sot do i kthej përgjigje Yuri Kim, sot Shqipëria ka rënë në duart e krimit. Merr Partinë Socialiste, ka shumë socialistë, por s’ka parti. Është vetëm një organizatë e krijuar vetëm për t’i shërbyer një njeriu. Ka shumë socialist. Më thoni cfarë lidhje ka sot Partia Socialiste me qeverinë që praktikisht është bashkia1 dhe bashkia2 e dikurshme? Nuk ka lidhje. Sot praktikisht, koordinatorët politikë janë zëvendësuar me koordinatorë të krimit. Referojuni pak Encro Chat të SKY, fatkeqësisht për shkak të atyre dosjeve të ardhura në Belgjika dhe Franca dhe jo të nisura nga SPAK-u dhe unë do ta theksoj, kanë rënë katër qarqe elektorale, fatkeqësisht për ne që kemi lënë ditë, net, vit të tëra për të punuar me shumë qejf për Partinë Socialiste. Katër, ka rënë Shkodra, ka rënë Durrësi, ka rënë Elbasani, ka rënë Tirana. Po pse kjo është Partia Socialiste? Çfarë lidhje ka Partia Socialiste? Po pse mo, Partia Socialiste ka dalë të votojë për Gys Agasin që të komandojë Shqipërinë??? Jo mo, nuk e dija. Kur shkova në zgjedhje nuk e dija që do ndodhte kjo. Çfarë do Gys Agasi në Emirate me kryeministrin edhe në DAVOS, çfarë përfaqëson? Çfarë përfaqëson? Le t’i kthehem qytetarëve shqiptarë. Socialistëve, o miqtë e mi, diku më keni dash, diku më keni kritikuar, diku më keni urryer, emocione njerëzore. Për Gys Agazin keni votuar ju," tha Ahmetaj.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll