Politike

"Shikoni pasurinë e Ramës dhe çdo ministri"/ Ahmetaj: Sa e ka marrë Arben Kraja shtëpinë në Lalz? 

Ndërkohë që ka ngritur disa pyetje në lidhje me prokurorët e SPAK, se si i kanë blerë vilat apo si i kanë marrë shtëpitë me gjysëm çmimi.  

27 Janar 2025, 21:19 Nga I.A
"Shikoni pasurinë e Ramës dhe çdo ministri"/
Arben Kraja

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë thirrje që t'i bëhet vettingu i pasurisë kryeministrit Edi Rama dhe ministrave. Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se atij nuk i është rritur pasuria në momentin që është bërë ministër. Ndërkohë që ka ngritur disa pyetje në lidhje me prokurorët e SPAK, se si i kanë blerë vilat apo si i kanë marrë shtëpitë me gjysëm çmimi.  

"Ca letra kërkon, ca jam unë 007 që t’u sjell llogaritë e Ed Ramës??? Llogaritë e Ed Ramës aty i keni, merrini edhe bëjini vetting. Bëjini vetting pasurisë së çdo ministri. Shikoni pasurinë time more, shikojeni. Shikojeni morë edhe pasurinë e Dumanit, edhe të Millonait edhe të Ben Krajës… Më është rritur mua pasuria që kur jam bërë ministër? Joo. Përjashto vlerësimin në bazë të ligjit dhe rivlerësimit të imobilarëve nuk ka asnjë shtesë pasurie ka vetëm rënie. Merre pasurinë e kryeministrit… Nuk dua të hy në detaje në respekt të asaj zonjës, në respekt të asaj zonjës, jo në respekt të kreut të organizatës… Merreni pasurinë e Belindës, është rritur, merreni pasurinë e Ogertës, është rritur, po si ore u marrkan këta me një kontratat të Erjolës aty dhe dyqind faqe duan ta quajnë pastrim parash, se di do qejfi Altin Dumanit??

Sa e ka marrë Ben Kraja shtëpinë në Lalz? Sa e ka marrë Erjola? Sa e ka marrë shtëpinë Millonai, sa vjet është pritur për të paguar, pse e ka marrë me gjysmë çmimi Dumani… nuk do merrem me këto. Por po të doni, tashi në një kënetë të mbushur me mushkonja nuk të bën më përshtypje kur pickohesh. Edhe nuk e shikon. Do duhet të vijë të të pickojë ndonjë shqiponjë apo pelikan që të zgjohesh. Edhe del Top Channel merret me mua. E di ti çfarë ka bërë Top Channel, ka tentuar dy herë të vijë këtu në Lugano për të filmuar jetën time. I them, ju lutem, e para duhet të dini që në Zvicër është vepër penale që të filmosh dikë pa pëlqimin e tij, por mund të vini të shikoni jetën time. Ia ka dalë, po ta them ty pronare, ia ka dale Edi Rama bashkë me Altin Dumanin ta bëjnë jetën time ferr, ia ka dalë ta zerojë. Por po kthehem prap te thelbi, shihni deklaratat e pasurisë," tha Ahmetaj.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll