Politike

"Tahirin e bëri kokë turku!" Ahmetaj: Ja EMRAT e 5 ministrave që kundërshtuan Ramën për kanabizimin e vendit

Ahmetaj tha se kanabizimi i vendit është produkt i kryeministrit Edi Rama të cilin e etiketon si "kreu i organizatës".

27 Janar 2025, 21:44 Nga M.B
"Tahirin e bëri kokë turku!" Ahmetaj: Ja EMRAT e 5
Arben Ahmetaj

ZVICRA- Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi sot se 5 ministra e kanë kundërshtuar kryeministrin Edi Rama për çështjen e kanabizimit të vendit. Në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj tha se ministrat që kundështuan Ramën veç tij ishin, Saimir Tahiri, Erion Veliaj, Ditmir Bushati, Damian Gjiknuri. Gjithashtu Ahmetaj tha se kanabizimi i vendit është produkt i kryeministrit Edi Rama të cilin e etiketon si "kreu i organizatës".

"Kanë qenë 5 veta që e kanë kundërshtuar për atë që po ndodhte me kanabizimin e vendit. Unë kam qenë më i zëshmi edhe për shkak të natyrës time. 5 ministra e kanë kundërshtuar! Erion Veliaj ka qenë ministër, e ka kundërshtuar, Saimir Tahiri që e bëri kokë turku dhe që ishte pastaj dry i shtrembër, me treçerek të zërit e ka kundërshtuar, Ditmir Bushati e ka kundërshtuar, Damian Gjiknuri e ka kundërshtuar, unë e kam super kundërshuar. Kanabizimi i vendit është produkt i kreut të organizatës...Ore pse do fshihemi pas gishtit dhe do themi që ore nuk dinim gjë??? Unë sot kam bindjen që kreu i organizatës e ka bërë me qëllim, ka mbyllur Lazaratin për ta përhapur në të gjithë Shqipërinë.

Është njeriu më i zellshëm në mbështetje të një egoje ekonomike, siç e shiste, ndërkohë që unë për hirë të së vërtetës edhe Ditmir Bushati, edhe Erion Velija, edhe Saimir Tahiri që e bëri ‘kokë turku’, edhe Damian Gjiknuri, kemi thënë pothuajse të njëjtën gjë, ore si mundet kjo? Po të ishte sukses do ishte bërë Kolumbia. Nuk e di ça do bëjnë këta të tjerët, po unë jam gati të dëshmoj në një gjykatë ndërkombëtare. Po, ky që do më bënte gjyqin mua", tha Ahmetaj.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll