Politike

"Do fluturosh në qiell..."/ Ahmetaj: Kam marrë një kërcënim para tre ditësh. Po të arrestohesha s'do dilja i gjallë nga burgu

Ahmetaj është shprehur se para tre ditësh e kanë kërcënuar. Ai shton se ka dyshime se SPAK dhe Altin Dumani ka qënë pjesë dhe në dijeni të zhdukjes së tij.

27 Janar 2025, 21:30 Nga B.Z
"Do fluturosh në qiell..."/ Ahmetaj: Kam marrë një
Arben Ahmetaj

ZVICËR - Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është kërcënuar sërish. Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj është shprehur se para tre ditësh e kanë kërcënuar duke i thënë se "Kur të të ngremë ne furtunën ti do të fluturosh në qiell". Ai shton se ka dyshime se SPAK dhe Altin Dumani ka qënë pjesë dhe në dijeni të zhdukjes së tij, ndërsa shton se nëse do ishte arrestuar nuk do kishte dalë i gjallë nga aty.

Ahmetaj: Kam marrë kërcënim para tre ditësh: Kur të të ngremë ne furtunën ti do të fluturosh në qiell. Më është thënë para tre ditësh si me të qeshur. Unë? Po mo po, në rregull në regull, dakord,dakord, do fluturoj në qiell. Kam dyshime serioze që SPAK, Altin Dumani ka qënë pjesë dhe në dijeni të zhdukjes time. Unë sdilja i gjallë nga burgu, këtë e dinë të gjithë tani.

Pyetje: Nga e more këtë informacion?

Ahmetaj: Nga të njëjtin njerëz. Do ishte fundit i fundit të botës nëse Altin Dumani do ishte pjesë, të nderuar qytetarë, e kam thënë do kthehem, ore unë jam partizan Erion Veliaj të hetohet i lirë dhe të shkojë në gjykim i lirë, Benet Beci po ashtu…e dini që mesatarja e paraburgimit në Shqipëri është 20-fish më e lartë se mesatarja europiane. Ramiz Alia kur vendi kishte 4.2 milon banorë la 6000 mijë të paraburgosur. E dini sa është sot, që jemi 1.5 milionë shqiptar, paraburgimi me SPAK ka shkuar në 6500 të paraburgosur. 46-milionë euro ka shkuar kostoja për të paraburgosurit. Pandëshkueshmëria është gjykata, jo SPAK. Apo sot që janë në të njëjtën godinë këta dhe gjykata vendos siç do SPAK.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll