Politike

Ahmetaj: Ervin Hoxhën e shkarkoi Edi Rama për korrupsion, sot e ka Ministër të Brendshëm

Ahmetaj deklaron se asokohe Hoxha (aktualisht Ministër i Brendshëm) është shkarkuar nga Rama për korrupsion.

27 Janar 2025, 21:17 Nga B.Z
Ahmetaj: Ervin Hoxhën e shkarkoi Edi Rama për korrupsion, sot e ka
Arben Ahmetaj

ZVICËR - Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama ka kërkuar dorëheqjen e Ervin Hoxhës, në kohën kur Ahmetaj ishte Ministër Financash. Në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv,  Ahmetaj deklaron se asokohe Hoxha (aktualisht Ministër i Brendshëm) është shkarkuar nga Rama për korrupsion.

Pyetje: Pra, Ministri i Brendshëm aktual është shkarkuar për korrupsion nga zoti Rama???

Ahmetaj: Po, po, po ka kërkuar dorëheqjen dhe i kam thënë zoti kryeministër mund të më sjellësh faktet për këtë njeri. Kur kërkoi shkarkimin. Në respekt të punonjësve që kanë punuar me mua, se ka punuar me mua. Po mor po, kur unë isha ministër financash është shkarkuar ky (Ervin Hoxha) me urdhër të kryeministrit dhe i kam thënë, a mund të më thuash çfarë ka bërë? Atë e di unë, tha, ai njeri është i korruptuar. Sot e ka ministër të brendshëm. Dhe për turp të tij, do t’i ngelet tërë jetën stampë që është emëruar nga krimi dhe ka bërë atë lloj arrestimi të ndotur në sytë e shqiptarëve, arrestimin e ish-presidentit.

Pyetje : Ervin Hoxha është emëruar nga krimi?

Ahmetaj: Patjetër! Patjetër! Dhe nga oligarkët me dialekt.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll