Sport

VIDEO / Milani bën të pamundurën, përmbys ndeshjen në 3 minutat e shtesës!

Me këtë triumf, Milani ngjitet në vendin e 6-të me 34 pikë, ndërsa Parma mbetet në vendin e 17-të.

26 Janar 2025, 17:22 Nga DOSJA

VIDEO / Milani  bën të pamundurën, përmbys ndeshjen në

ITALI - Në një ndeshje emocionuese në “San Siro”, Milani arriti të sigurojë një fitore dramatike ndaj Parmës, duke përmbysur gjithçka në minutat shtesë.

Ndeshja nisi me një gol të shënuar nga Kançelieri, por Morata shënoi për të barazuar, ndonëse goli iu anulua për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë përfundoi me barazim 1-1 pas një penalltie të shënuar nga Pulisiç.

Në minutat shtesë, surprizat nuk munguan. Milani pati një gol të anuluar, por në momentet vendimtare, Reijnders dhe Çukvueze u treguan të saktë për të dhuruar ekipit një fitore të rëndësishme. Me këtë triumf, Milani ngjitet në vendin e 6-të me 34 pikë, ndërsa Parma mbetet në vendin e 17-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 26 Janar 2025, 10:00

Kimmich te Reali? Në Spanjë e mohojnë

SPANJE - Kontrata e Joshua Kimmich me Bayern Munich skadon në qershor 2025 dhe ende nuk ka nënshkruar për zgjatjen e propozuar nga bavarezë...