Sport

Tetova: “I kënaqur me merkaton, kemi ndërtuar një Egnatia për të fituar dy trofetë”...

“Luajmë ndaj Vllaznisë, një emër i madh i futbollit shqiptar. Mendojmë të bëjmë më të mirën ndaj tyre. Grupi është i plotë, përveç Malotës që ka ende dhimbje, nuk duhet të rrezikojmë”.

26 Janar 2025, 12:30 Nga DOSJA

Tetova: “I kënaqur me merkaton, kemi ndërtuar një Egnatia

RROGOZHINE - Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë, që do të zhvillohet të dielën në orën 17:00, në kuadër të javës së 22-të të Superiores.

Tekniku i rrogozhinasve është i kënaqur nga merkato dhe pasi vlerëson kundërshtarin, thekson se Egnatia synon të dy trofetë këtë sezon.

“Mendoj që kemi një grup të mirë, kemi bërë një merkato të mirë, kemi marrë lojtarët që kemi dashur si Dajsinani, Sota dhe Guindo. Grupi është i plotë, është i ndërtuar që të luftojë për të dy trofetë. Pastaj të shikojmë në fund se si do të shkojë.

Luajmë ndaj Vllaznisë, një emër i madh i futbollit shqiptar. Mendojmë të bëjmë më të mirën ndaj tyre. Grupi është i plotë, përveç Malotës që ka ende dhimbje, nuk duhet të rrezikojmë. Sa i përket Sotës dhe Guindos, është akoma shpejt për të dy, mendoj se duhet t’i harmonizojmë sa më shumë me grupin dhe më pas të shohim”, ka thënë mes të tjerash Tetova.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 26 Janar 2025, 10:00

Kimmich te Reali? Në Spanjë e mohojnë

SPANJE - Kontrata e Joshua Kimmich me Bayern Munich skadon në qershor 2025 dhe ende nuk ka nënshkruar për zgjatjen e propozuar nga bavarezë...