Sport

Kapiteni Bruno Fernandes: “Nuk dua që trajneri im të thotë, se ky është Manchester Unitedi më i keq në histori”...

Kapiteni i 'Djajve të Kuq' beson se Ruben Amorim, e kishte fjalën për pozicionin në tabelë.

26 Janar 2025, 11:30 Nga DOSJA

Kapiteni Bruno Fernandes: “Nuk dua që trajneri im të thotë,

ANGLI - “Mendoj se kur thotë se është 'skuadra më e keqe e Manchester United', ai flet për vendin që zëmë në tabelë. Për të luajtur në këtë klub duhet të keni ton! Na godasin, biem në tokë, por duhet të ngrihemi dhe të kthehemi me grushte!

Natyrisht, nuk dua ta shoh trajnerin tim të thotë disa gjëra për ekipin, sepse e di që ai nuk e mendon këtë! Jam i sigurt se ishte një moment zemërimi. Unë jam portugez, e di, gjaku më nxehet shumë shpejt!”

Kështu i komentoi Bruno Fernandes deklaratat e trajnerit Ruben Amorimit pas humbjes me  Brighton, në Premier League.

Mesfushori ndërkombëtar portugez në një intervistë për projektin BeanymanSports pranoi: “Ne e dimë se nuk jemi në pozicionin në të cilin ishte ky klub shumë vite më parë dhe kemi një rrugë të gjatë për të bërë si ekip”.

Bruno Fernandes kujtoi gjithashtu skuadrën e Fergit, diçka që ishte tipike për Alex Ferguson, golat në minutat e fundit. “Që kur kam ardhur, ne gjithmonë flasim për të. Sikur fakti, që ai shikonte orën e tij, ishte një shenjë se United do të shënonte patjetër! Nuk e di nëse trajneri ynë ka një orë apo jo, për të parë gjatë ndeshjeve!”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 26 Janar 2025, 10:00

Kimmich te Reali? Në Spanjë e mohojnë

SPANJE - Kontrata e Joshua Kimmich me Bayern Munich skadon në qershor 2025 dhe ende nuk ka nënshkruar për zgjatjen e propozuar nga bavarezë...