Sport

Guardiola kujton Mourinhon: “Tani e kuptoj shumë mirë”…

Trajneri i Manchester City ka kujtuar deklaratat e portugezit, i cili deklaroi se përfundimi në vendin e dytë me Man United ishte arritja e tij më e madhe.

26 Janar 2025, 14:00 Nga DOSJA

Guardiola kujton Mourinhon: “Tani e kuptoj shumë

ANGLI - Këtë të shtunë, Manchester City priti dhe fitoi ndaj Chelsea (3-1) dhe arriti në vendin e katërt në Premier League, e cila është e pushtuar nga skuadra e Enzo Marescas.

I pyetur për momentin e vështirë për “Qytetarët”, Pep Guardiola garantoi se përfundimi në “Top-4” këtë sezon do të ishte si të fitosh një titull për klubin.

“Tani është çështje mbijetese, kualifikimi, lufta për titull është thuajse e pa mundur, realiteti është krejtësisht i ndryshëm nga ai i tetë apo nëntë viteve të fundit.”

Trajneri spanjol kujtoi edhe deklaratat e José Mourinhos, i cili tha se përfundimi në vendin e dytë me Manchester United, pikërisht pas rivalit të tyre, në sezonin 2017/18 në ligën angleze, ishte arritja më e madhe në karrierën e tij, pavarësisht se kishte fituar disa tituj të Premier League dhe dy Liga të Kampionëve të UEFA-s.

“Ka raste kur ka shumë vështirësi. Si të ngrihemi? Si mbahemi? Më kujtohet José Mourinho. Nuk e di realitetin e United, por ai shpesh thoshte se të renditej i dyti në atë kohë ishte suksesi i tij më i madh. Tani e kuptoj plotësisht!”, ka shpjeguar trajneri 54-vjeçar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 26 Janar 2025, 10:00

Kimmich te Reali? Në Spanjë e mohojnë

SPANJE - Kontrata e Joshua Kimmich me Bayern Munich skadon në qershor 2025 dhe ende nuk ka nënshkruar për zgjatjen e propozuar nga bavarezë...