Sport

VIDEO/ Përjashtohet trajneri, pasi tërhoqi zvarrë lojtarin kundërshtar jashtë fushës...

Momenti i diskutueshëm në futbollin francez, episod i pabesueshëm

26 Janar 2025, 13:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Përjashtohet trajneri, pasi tërhoqi zvarrë lojtarin

FRANCE - Benoit Tavenot, trajneri i Bastias, pa një karton të kuq direkt kur tërhoqi Jordy Gaspar, i cili po përpiqej të humbte kohë.

Pas një goli kundër Pau FC, Benoit Taenot, trajneri i Bastias, u përjashtua nga fusha, pasi tërhoqi zvarrë një lojtar kundërshtar, Jordy Gaspar, jashtë fushës.

Mysafirët po humbnin vazhdimisht kohë dhe në minutën e 80-të Gaspar tentoi të bënte një rivënie jo në favor të tij. Trajneri 48-vjeçar nuk mundi të rezistonte, tentoi t'i hiqte topin dhe e nxorri sportistin jashtë fushës.

Natyrisht, arbitri nuk e mendoi qesharak episodin dhe i tregoi atij një karton të kuq direkt, ndërsa lojtari pa vetëm një karton të verdhë. Mirëpo, mysafirët arritën të shënojnë golin e barazimit, nga penalltia, në minutën e 90’+13 (!), duke fituar një pikë në ndeshjen e fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 26 Janar 2025, 10:00

Kimmich te Reali? Në Spanjë e mohojnë

SPANJE - Kontrata e Joshua Kimmich me Bayern Munich skadon në qershor 2025 dhe ende nuk ka nënshkruar për zgjatjen e propozuar nga bavarezë...