Sport

Vllaznia - Egnatia, sfidë me aromë titulli. Brdariç nuk e fsheh, synon fitoren…

Në Loro Boriçi, më orën 17:00, ndeshja e javës së 22-të Vllaznia - Egnatia, sfidë me aromë titulli…

26 Janar 2025, 12:00 Nga DOSJA

Vllaznia - Egnatia, sfidë me aromë titulli. Brdariç nuk e

SHKODER - Vllaznia do të presë Egnatian në “Loro Boriçi”, ora 17:00, në kuadër të javës së 22-të të “Abissnet Superiores”. Në prag të kësaj ndeshja, e cila mund të përcaktojë kryesuesen e renditjes, trajneri i skuadrës shkodrane, Thomas Brdariç ka dalë në një konferencë për shtyp duke bërë të qartë objektivin.

 "Nesër do mundohemi për të kapur objektivat, e dimë që kemi përballë një ekip të fortë. Egnatia është skuadra më e mirë dhe ka bërë goditje të mira në merkato. Detyra jonë është t'ia vështirësojmë punën dhe të shohim përpara për të tentuar fitoren".

“Kemi pasur mjaft punë deri tani, duhet të vazhdojmë rrugën tonë me cilësitë që kemi. Objektivi është të rritemi në detaje, jemi në vendet e para dhe duhet të qëndrojmë aty, të bëjmë një futboll sa më të suksesshëm, të shënojmë dhe të mbrohemi mirë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 26 Janar 2025, 10:00

Kimmich te Reali? Në Spanjë e mohojnë

SPANJE - Kontrata e Joshua Kimmich me Bayern Munich skadon në qershor 2025 dhe ende nuk ka nënshkruar për zgjatjen e propozuar nga bavarezë...