Sport

Mourinho këmbëngul për Ansu Fatin...

Trajneri i Fenerbahçes është i kënaqur me nënshkrimet e Milan Skriniar dhe Diego Carlos, por kërkon të përforcojë edhe sulmin me më shumë opsione.

26 Janar 2025, 13:30 Nga DOSJA

Mourinho këmbëngul për Ansu Fatin...

TURQI - Fenerbahçe ka prezantuar tashmë dy përforcime në këtë merkato dimërore: Milan Skriniar dhe Diego Carlos, por José Mourinho vazhdon të kërkojë të përforcojë sulmin e skuadrës turke.

Sipas gazetës spanjolle AS, trajneri portugez i ka vënë syrin Ansu Fatit, pasi kishte shfaqur tashmë interes për anësorin verën e kaluar, por lojtari donte të qëndronte në klubin katalanas, sepse shpresonte të merrte minutat që donte.

Megjithatë, gjërat nuk po shkojnë ashtu siç dëshironte 22-vjeçari dhe Hansi Flick i ka kërkuar që të kërkojë një ekip. Klubi i Mourinhos planifikon të fillojë menjëherë negociatat me Barcelonën, nëse Allan Saint-Maximin largohet.

Fillimisht, drejtuesit e skuadrës së Stambollit do të tentojnë ta sjellin Ansu Fatin në skuadër si huazim. Marrëveshja duhet të përfshijë gjithashtu një opsion blerjeje.

Barça, e cila e huazoi lojtarin 22-vjeçar te Brighton sezonin e kaluar, mund të insistojë që këtë herë opsioni të jetë i detyrueshëm. Lojtari i ri arriti të luajë vetëm 186 minuta në tetë ndeshje këtë sezon. Fati ka luajtur për herë të fundit 21 minuta në La Liga, në ndeshjen kundër Real Sociedad, më 10 nëntor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 26 Janar 2025, 10:00

Kimmich te Reali? Në Spanjë e mohojnë

SPANJE - Kontrata e Joshua Kimmich me Bayern Munich skadon në qershor 2025 dhe ende nuk ka nënshkruar për zgjatjen e propozuar nga bavarezë...