Aktualitet

Tensionet në shembjen e banesave tek ‘Petro Nini’, përmbledhje me foto

11 Mars 2019, 15:33 Nga DOSJA
Tensionet në shembjen e banesave tek ‘Petro Nini’,

4 familje pritet të dalin në rrugë nga ora në orë, pas ndërhyrjes së Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Banesa në zonën pranë gjimnazit “Petro Nini” në Tiranë, do të shembet, pasi toka ku ata kanë ndërtuar banesën iu është kthyer pronarëve. Nga kjo shembje, preken rreth 15 banorë që iu përkasin 4 familjeje. Ata refuzojnë të lirojnë banesat e tyre. Një nga anëtaret e kësaj familjeje është një grua shtatzënë, e cila është përplasur edhe me policinë. Policia ka shoqëruar në komisariat disa prej banorëve që kanë kundërshtuar ndërhyrjen e IKMT. Njëri nga banorët që jeton në këtë banesë ka thënë për mediat se ata janë shpallur pronarë në gjykatën e shkallës së parë, ndërkohë që në shkallën e dytë ka fituar shtetasi Aleksandër Gavoci. Në shenjë revolte i vunë flakën disa mbeturinave anash banesës, por me ndërhyrjen e policisë, zjarri është shuar. Banorët thonë se nuk kanë për t’a lejuar shembjen, pasi sipas tyre kjo është grabitje.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2019, 13:16

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar lidhur me praninë e Policisë së Shtetit pranë banesës tek “Petro Nini”, ku ka shoqëruar disa persona...