Aktualitet

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos, ceremoni nderimi në disa qytete në vend! Dëgjohen "kambanat e vajtimit" në Berat dhe Korçë

Në Berat, janë dëgjuar "kambanat e vajtimit" ndërsa, në Korçë, në kishat ku do të mbahej mesha e zakonshme, u bë dhe lutja e përshpirtshme.

25 Janar 2025, 11:13 Nga M.B
Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos, ceremoni nderimi në disa qytete
Foto ilustruese

SHQIPËRI- Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda sot nga jeta në moshën 95-vjeçare teksa në shumë qytete kishat kanë zhvilluar ceremini në nderim të tij. Në Berat, janë dëgjuar "kambanat e vajtimit" ndërsa, në Korçë, në kishat ku do të mbahej mesha e zakonshme, u bë dhe lutja e përshpirtshme.

Raportohet se dyert e Katedrales janë të hapura dhe të gjithë besimtarët janë të lirë të bëjnë lutjet e tyre e ndërsa ditën e diel në të njëjtën orë, në të gjitha kishat do të bien këmbanat.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

anastas janullatus

Sondazh

Poll