Aktualitet

U nda sot nga jeta/ Në Kishën e Shën Theodhorit mbahet meshë për Kryepeshkopin Anastas Janullato, At Ilia Qirjo: Do mbetet në zemrat e të gjithë besimtarëve!

Ai shtoi se Kryepeshkopi do të vlerësohet për kontributin e tij në ngritjen e dhjetëra kishave në të gjithë vendin.

25 Janar 2025, 10:49 Nga N.F
U nda sot nga jeta/ Në Kishën e Shën Theodhorit mbahet meshë
Mesha

VLORË- Ditën e sotme është mbajtur një meshë në Kishën e Shën Theodhorit në Vlorë për Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Gjithashtu gjatë meshës janë zhvilluar edhe homazhe për ndarjen nga jeta ditën e sotme të krypeshkopit Anastas.

Dhjetëra besimtarë janë falur ditën e sotme edhe pranë fotos së kryepeshkopit Anastas. At Ilia Qirjo ka theksuar se kryepeshkopi do të mbetet në zemrat e të gjithë besimtarëve ortodoks për të gjithë atë çfarë ai bëri për Kishën Ortodokse Shqiptare. Ai shtoi se Kryepeshkopi do të vlerësohet për kontributin e tij në ngritjen e dhjetëra kishave në të gjithë vendin.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar. Pas disa ditësh i shtruar në spital ai iu nënshtrua edhe një operacioni ku ka qëndruar në terapi intensive derisa më 25 janar u nda nga jeta. 

 

anastas janullatos

Sondazh

Poll