25 Janar 2025, 10:13
Nga M.B
Arma
TIRANA- 37-vjeçari Eduart Lami është arrestuar ndërsa djali i xhaxhait të tij, 31-vjeçari Ervis Lami, është shpallur në kërkim pasi në banesën që përdornin dy kushërinjt u gjet automatik me silenciator. Kontrollet ndaj tyre dhe arrestimi vjen pas dyshimeve për përfshirje në vrasjen e raportuar dje të 48-vjeçarit Lulzim Visha në Tiranë.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën në rrugën 'Paqësore', Zall Mner të Kamzës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja armë.
Në njoftim shtohet se nga tërësia e veprimeve paraprake hetimore, administrimit të provave dhe fakteve, rezulton se banesa ku janë gjetur sendet e kundraligjshme është në posedim të njërit prej tyre, por përdoret nga të dy.
Njoftimi:
Tiranë
Kontrolle intensive dhe punë profesionale hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së 48-vjeçarit, mëngjesin e djeshëm në Kamëz.
Në kuadër të kontrolleve bazuar në inteligjencën policore, Strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Silenciatori”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. L, në rrugën Paqësore, Zall Mner, Kamëz, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja armë .
Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 37 vjeç, banues në Kamëz., për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve të ftohta”.
Po në kuadër të operacionit si rezultat i veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit E. L., 31 vjeç.
Nga tërësia e veprimeve paraprake hetimore, administrimit të provave dhe fakteve, rezulton se banesa ku janë gjetur sendet e kundraligjshme është në posedim të shtetasit E.L dhe përdoret nga të dy shtetasi E.L 37 dhe E.L 31 vjec.
Arma e zjarrit, gëzhojat si dhe sendet e tjera të sekuestruara në banesë po dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse kjo armë zjarri është përdor në ngjarje kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.
Vrasja e Lulzim Vishës:
Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e kësaj të premte, ku 48-vjeçari Lulzim Visha, u gjet pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete. Ditën e djeshme u raportua se pista paraprake e hetimit është edhe hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë. Autorët dyshohet se janë larguar me një makinë tip "Porche" ngjyrë gri.
vrasja ne tirane lulzim visha
Aktualitet
25 Janar 2025, 09:59
B.Z
Izmir Sakica, Samuel Troshani
SHKODËR - Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, kanë mbërritur ditën e sotme në gjykatën e Shk...
Aktualitet
25 Janar 2025, 09:45
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Një person i identifikuar si E. Lami raportohet se është shoqëruar nga policia lidhur me...
Aktualitet
25 Janar 2025, 09:49
B.Z
Anastas Janullatos
TIRANË - Kryepeshkopi, Anastas Janullatos i cili u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të shtune në Spitalin &l...
Aktualitet
25 Janar 2025, 09:37
N.F
Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe Imzot Arjan Dodaj
TIRANË- Katedralja Katolike "Shën Pali" ka postuar në llogarinë në "Fac...
Aktualitet
25 Janar 2025, 09:36
B.Z
Pamje nga arrestimi
KOLUMBI - Një shtetas shqiptar, i kërkuar për ekstradim për krime të dyshuara lidhur me trafikun e arm&eu...
Aktualitet
25 Janar 2025, 09:30
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
FIER- Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në lagjen “15 Tetori” të Fie...
Aktualitet
25 Janar 2025, 09:14
N.F
Foto ilustruese
DELVINË- Një sherr ka agravuar në Delvinë duke sjellë plagosjen e një 38-vjeçar. Ngjarja mësohet ...
Aktualitet
25 Janar 2025, 08:19
N.F
Janullatos
TIRANË- Kryepeshkopi i Anastas Janullatos ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të...
Aktualitet
25 Janar 2025, 08:17
M.B
Kryepeshkopi Anastas Janullatos
TIRANA- Vepra kishtare e Anastas Janullatos arrin kulmin me misionin e kërkuar prej tij nga Patriarkana Ekumenike...
Aktualitet
25 Janar 2025, 08:00
N.F
Anastas Janullatos
TIRANË- Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar përmes një postimi në "Facebook" në l...