Aktualitet

Vrasja e Lulzim Vishës, shoqërohet nga policia një person i dyshuar

Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e kësaj të premte, ku 48-vjeçari Lulzim Visha, u gjet pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner.

25 Janar 2025, 09:45 Nga M.B

 

Vrasja e Lulzim Vishës, shoqërohet nga policia një person i
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Një person i identifikuar si E. Lami raportohet se është shoqëruar nga policia lidhur me vrasjen e Lulzim Vishës një ditë më parë. Sipas raportimeve ka dyshime që mes tyre ka patur konflikte me tokat.

Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e kësaj të premte, ku 48-vjeçari Lulzim Visha, u gjet pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete. Ditën e djeshme u raportua se pista paraprake e hetimit është edhe hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë. Autorët dyshohet se janë larguar me një makinë tip "Porche" ngjyrë gri. 

 

 

vrasja e lulzim vishes

Sondazh

Poll