Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

Nga përplasja e mjeteve është shkaktuar trafik dhe është krijuar radhë e gjatë automjetesh. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

25 Janar 2025, 10:22 Nga B.Z

 

Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, makinat përplasen me
Foto ilustruese

SHKODËR - Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë ka mbetur e plagosur një grua. Nuk dihet ende si paraqitet gjendja e saj, ndërsa nga përplasja e mjeteve është shkaktuar trafik dhe është krijuar radhë e gjatë automjetesh. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

aksident policia

Sondazh

Poll