Aktualitet

Dhunuan Vladimir Bruçin në Shkodër, bëhet sot rivlerësimi i masës së sigurisë për Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën, të akuzuar për disa ngjarje kriminale

2 të rinjtë akuzohen për dhunimin e Vladimir Brucit në qershor 2024, dhe u vetëdorëzuan në polici tre ditë më pare. Por ata ishin shpallur në kërkim dhe për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht 2024 në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri. Gjithashtu ata akuzohen si të implikuar edhe në masakrën e Dobraçit.

25 Janar 2025, 09:59 Nga B.Z
Dhunuan Vladimir Bruçin në Shkodër, bëhet sot
Izmir Sakica, Samuel Troshani

SHKODËR - Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, kanë mbërritur ditën e sotme në gjykatën e Shkodrës, aty ku pritet të bëhet rivlerësimi i masës së sigurisë ndaj tyre. Ndaj Troshanit dhe Sakicës është dhënë masa e arrestit me burg gjatë kohës që ishin në kërkim, për një sërë ngjarjesh kriminale.

2 të rinjtë akuzohen për dhunimin e Vladimir Brucit në qershor 2024, dhe u vetëdorëzuan në polici tre ditë më parë. Por ata ishin shpallur në kërkim dhe për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht 2024 në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri. Gjithashtu ata akuzohen si të implikuar edhe në masakrën e Dobraçit.

izmir sakica vladimir bruci samuel troshani

Sondazh

Poll