Aktualitet

U vetëdorëzuan 3 ditë më parë në polici, gjykata lë në burg Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin, avokati: Akuzohen vetëm për një konflikt

Ndaj Troshanit dhe Sakicës ishte dhënë masa e arrestit me burg gjatë kohës që ishin në kërkim për disa ngjarje të tjera kriminale, dhe sot ishte seanca për rivlerësim, por Gjykata e ka lënë të pandryshuar masën arrest me burg.

25 Janar 2025, 10:44 Nga B.Z

U vetëdorëzuan 3 ditë më parë në polici, gjykata

SHKODËR - Gjykata e Shkodrës ca caktuar këtë të shtunë masën "Arrest me burg" për Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin të cilët u vetëdorëzuan tre ditë më parë në polici pasi ishin shpallur në kërkim për dhunimin e Vladimir Brucit në qershor 2024.

Ndaj Troshanit dhe Sakicës ishte dhënë masa e arrestit me burg gjatë kohës që ishin në kërkim për disa ngjarje të tjera kriminale, dhe sot ishte seanca për rivlerësim, por Gjykata e ka lënë të pandryshuar masën arrest me burg.

Mësohet se avokati i tyre, Sokol Tahiraj deklaroi se Sakica dhe Troshani deri më tani janë të dyshuar vetëm për ngjarjen e ndodhur në lagjen Rus më 3 qershor të vitit të kaluar për konfliktin me shtetasin Vladimir Bruçi, por Sakica dhe Troshani dyshohet se janë gjithashtu dy prej autoreve të dyshuar në vrasjen e katërfishtë në Dobraç. Por avokati deklaron se deri me tani nuk ka asnjë lloj akuze të ngritur ndaj tyre përveç rastit në lagjen Rus.

 

 

izmir sakica samuel troshani

Sondazh

Poll