Aktualitet

Ndarja nga jeta e Krypeshkopit Janullato, reagon Imzot Arjan Dodaj: Pushofsh në paqe! Faleminderit për vëllazërinë në unitetin e të krishterëve dhe dialogun ndërfetar

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine.

25 Janar 2025, 09:37 Nga N.F
Ndarja nga jeta e Krypeshkopit Janullato, reagon Imzot Arjan Dodaj:
Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe Imzot Arjan Dodaj

TIRANË- Katedralja Katolike "Shën Pali" ka postuar në llogarinë në "Facebook" reagimin e Imzot Arjan Dodaj për ndarjen nga jeta të Krypeshkopit, Anastas Janullatos. Në reagimin e tij Imzot Dodaj shkruan që Kryepeshkopi të prehet në paqe. Ai më tej falenderon Krypeshkopin për vellazërinë në unitetin e të krishterëve dhe dialogun ndërfetar.

Reagimi i plotë:

Pushofsh në paqe i dashur Arqipeshkvi Metropolit Anastas #Janullatos! Gëzo për amshim jetën e pasosur në Zotin tonë Jezus Krishti sëbashku me Nënën e TënZot Thetokos e me shenjtërit dhe engjejt! Faleminderit për vellazërinë në unitetin e të krishterëve dhe dialogun ndërfetar RIP”
- Imzot Arjan Dodaj, F.d.C.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar. Pas disa ditësh i shtruar në spital ai iu nënshtrua edhe një operacioni ku ka qëndruar në terapi intensive derisa më 25 janar u nda nga jeta. 

Ndarja nga jeta e Krypeshkopit Janullato, reagon Imzot Arjan Dodaj:

anastas janullatos arjan dodaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Janar 2025, 07:30 N.F

Kantinat e verës, me sytë nga turizmi

Foto ilustruese TIRANË- Kantinat e verës parashikojnë që ecuria e vitit 2025 në industrinë e tyre do të varet drejtp&eum...