Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik armësh, arrestohet në Kolumbi shqiptari

Pas afrimit nga autoritetet, shqiptari ka tentuar të arratiset , por është ndaluar me shpejtësi nga efektivët. Më pas, identiteti i tij u konfirmua dhe u verifikua pasaporta, e cila lidhej me një njoftim të kuq të Interpolit të lëshuar nga vendi i origjinës.

25 Janar 2025, 09:36 Nga B.Z
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik
Pamje nga arrestimi

KOLUMBI - Një shtetas shqiptar, i kërkuar për ekstradim për krime të dyshuara lidhur me trafikun e armëve, u kap orët e fundit në ishujt Rosario, 40 kilometra larg Kartagjenës. Operacioni, i udhëhequr nga Marina Kombëtare dhe Migracioni i Kolumbisë, u krye në një hotel të njohur në këtë zonë ishullore.

Pas afrimit nga autoritetet, shqiptari ka tentuar të arratiset , por është ndaluar me shpejtësi nga efektivët. Më pas, identiteti i tij u konfirmua dhe u verifikua pasaporta, e cila lidhej me një njoftim të kuq të Interpolit të lëshuar nga vendi i origjinës.

I arrestuari qëndron në paraburgimin e autoriteteve ndërkohë që procedimet ligjore përkatëse vazhdojnë. Gjithashtu, mbahet komunikim me subjektet ndërkombëtare të përfshira në këtë rast për të përcaktuar gjendjen e tyre ligjore.

 

arrestim kolumbi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Janar 2025, 07:30 N.F

Kantinat e verës, me sytë nga turizmi

Foto ilustruese TIRANË- Kantinat e verës parashikojnë që ecuria e vitit 2025 në industrinë e tyre do të varet drejtp&eum...