Aktualitet

Agravon konflikti në Delvinë, plagoset me thikë 38-vjeçari, në pranga autori (EMRAT)

I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe vazhdon të jetë i shtruar, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

25 Janar 2025, 09:14 Nga N.F
Agravon konflikti në Delvinë, plagoset me thikë
Foto ilustruese

DELVINË- Një sherr ka agravuar në Delvinë duke sjellë plagosjen e një 38-vjeçar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë orëve të natës pranë një lokali. I plagosuri është Panajot Imeri i cili është goditur me thikë në brinjë dhe krahë. I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe vazhdon të jetë i shtruar, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.


Policia e Delvinës ka identifikuar dhe vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes. I arrestuari është Festim Abdi, 55 vjeç i njohur si “Feçi”, ish-biznesmen i lokaleve të natës në Sarandë, person me precedentë të mëparshëm penalë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale, pasi dy personazhet kanë qenë duke konsumuar alkool.

plagosje ne delvine arrestohet autori panajot imeri festim abdi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Janar 2025, 07:30 N.F

Kantinat e verës, me sytë nga turizmi

Foto ilustruese TIRANË- Kantinat e verës parashikojnë që ecuria e vitit 2025 në industrinë e tyre do të varet drejtp&eum...