Aktualitet

Vrasja e Lulzim Vishës në Zall Mner, tjetër pistë hetimi për ngjarjen, 48-vjeçari është konfliktuar me dy vëllezër të zonës

Pas pistës së hasmërisë, një tjetër pistë hetimi është ngritur në lidhje me një konflikt që viktima ka pasur me dy vëllezër të zonës. Sipas raportimeve paraprake ekzekutimi mund të ketë pasur arsye edhe konfliktin.

24 Janar 2025, 11:55 Nga B.Z
Vrasja e Lulzim Vishës në Zall Mner, tjetër pistë hetimi
Pamje nga vendngjarja

TIRANË - Një tjetër pistë hetimi është ngritur për vrasjen e 48-vjeçarit, Lulzim Visha, i cili u ekzekutua me armë zjarri brenda makinës së tij mëngjesin e sotëm. Pas pistës së hasmërisë, një tjetër pistë hetimi është ngritur në lidhje me një konflikt që viktima ka pasur me dy vëllezër të zonës. Sipas raportimeve paraprake ekzekutimi mund të ketë pasur arsye edhe konfliktin mes viktimës dhe dy vëllezërve të ndodhur muajt e fundit.

Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e kësaj të premte, ku 48-vjeçari Lulzim Visha, u gjet pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete. 

Pista paraprake e hetimit është hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë. Autorët ende të paidentifikuar vijojnë të jenë në arrati, ndërsa dyshohet se janë larguar me një makinë tip "Porche" ngjyrë gri. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

lulzim visha

Sondazh

Poll