Aktualitet

Aksident i trefishtë në Elbasan, makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 3 persona, një prej tyre në gjendje të rëndë

Tre automjete janë përplasur me njëri tjetrën në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

24 Janar 2025, 11:34 Nga B.Z
Aksident i trefishtë në Elbasan, makinat përplasen me
Pamje nga aksidenti

ELBASAN - Një aksident i trefishtë është regjistruar mësditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik. Tre automjete janë përplasur me njëra- tjetrën në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Nga përplasja janë shkatërruar thuajse plotësisht edhe automjetet e përfshira në aksident. Paraprakisht dyshohet se shkak p♪7r aksidentin është bërë shpjetësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident në kosovë elbasan

Sondazh

Poll