Aktualitet

FOTO/ "Kundër konkurrencës së pandershme!" Taksistët, protestë përpara Bashkisë së Elbasanit

Mësohet se ata protestojnë kundër konkurrencës së pandershme. Taksistët thonë se për shkak të konkurrencës së paligjshme rrezikojmë falimentin.

24 Janar 2025, 11:04 Nga M.B
FOTO/ "Kundër konkurrencës së pandershme!"
Protesta

ELBASAN- Taksistët e Elbasanit janë ngritur në protestë ditën e sotme para Bashkisë së qytetit. Mësohet se ata protestojnë kundër konkurrencës së pandershme. Taksistët thonë se për shkak të konkurrencës së paligjshme rrezikojmë falimentin.

Për të sensibilizuar opinionin publik shoqata e shërbimit taksi zhvilloi një xhiro në bulevardin kryesor te Elbasanit duke ju rënë borive dhe në pas u stacionuan para godinës së bashkisë.

Protestuesit paralajmërojnë protesta të vazhdueshme nëse nuk i jepet fund paligjshmërisë. Në të kundërt ata janë shprehur se do të mbyllin aktivitet dhe do dorëzojmë liçensat.

elbasan

Sondazh

Poll