Aktualitet

VIDEO/ Vrasja misterioze e Luzim Vishës, dalin PAMJET nga vendngjarja, gjenden 12 gëzhoja në automjet

Nga hetimet e deritanishme thuhet se pista paraprake ku po heton policia është hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

24 Janar 2025, 09:56 Nga B.Z
VIDEO/ Vrasja misterioze e Luzim Vishës, dalin PAMJET nga vendngjarja,
Pamje nga vendngjarja

TIRANË - Vrasja misterioze e 48-vjeçarit Lulzim Visha, në Tiranë vijon të jetë në hetim nga Policia ndërsa janë publikuar dhe pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja. Visha u gjet i pajetë brenda një makine mëngjesin e kësaj të premte në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. 

Nga hetimet e deritanishme thuhet se pista paraprake ku po heton policia është hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Sakaq në automjetin ku i gjet i vrarë Visha, raportohet se janë gjetur edhe 12 gëzhoja plumbash. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

lulzim visha

Sondazh

Poll