Aktualitet

Dyshohet se u ekzekutua me silenciator, kjo është makina ku u gjet i vrarë Lulzim Visha (FOTO)

Dyshohet se Visha është nxjerrë në pritë dhe është ekzektuar me silenciator pasi banorët e zonës kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna armësh.

24 Janar 2025, 10:47 Nga B.Z
Dyshohet se u ekzekutua me silenciator, kjo është makina ku u gjet i
Makina ku u gjet i vrarë Lulzim Visha

TIRANË - Makina që shikoni në foton e mësipërme është mjeti ku u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm 48-vjeçari Lulzim Visha. Visha ishte punonjës në një postë private dhe është ekzekutuar brenda mjetit të punës teksa ishte nisur për të marr turnin. 

Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e kësaj të premte, ku 48-vjeçari Lulzim Visha, u gjet pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete. 

Pista paraprake e hetimit është hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë. Autorët ende të paidentifikuar vijojnë të jenë në arrati, ndërsa dyshohet se janë larguar me një makinë tip "Porche" ngjyrë gri. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

lulzim visha tirane vrasje

Sondazh

Poll