Aktualitet

Detaje nga vrasja e Lulzim Vishës/ 48-vjeçari punonjës në një postë private, u ekzekutua brenda mjetit të punës

Në automjet raportohet se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete por banorët thonë se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Kjo ngre dyshimet se Visha mund të jetë ekzekutuar me silenciator.

24 Janar 2025, 10:20 Nga B.Z
Detaje nga vrasja e Lulzim Vishës/ 48-vjeçari punonjës në
Pamje nga vendngjarja

TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Lulzim Vishës në Zall Mner, Tiranë. Mësohet se Visha ishte punonjës në një postë private, dhe është ekzekutuar brenda mjetit të punës. Ngjarja është lajmëruar nga një banor i zonës dhe paraprakisht dyshohet se Visha është nxjerrë në pritë.

Në automjet raportohet se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete por banorët thonë se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Kjo ngre dyshimet se Visha mund të jetë ekzekutuar me silenciator.

lulzim visha

Sondazh

Poll