Aktualitet

Atentat i planifikuar? Autorët i bënë pritë Lulzim Vishës, e ekzekutuan pak metra larg shtëpisë, 48-vjeçari me precedentë penal

Ai është qëlluar me armë zjarri silenciator vetëm pak metra larg shtëpisë, brenda mjetit të punës. Visha punonte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se është ekzektuar për arsye hasmërie.

24 Janar 2025, 11:04 Nga B.Z
Atentat i planifikuar? Autorët i bënë pritë Lulzim
Pamje nga vendngjarja

TIRANË - Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 48-vjeçarit Lulzim Visha në Tiranë. Dyshohet se autorët e kanë planifikuar atentatin ndaj tij, dhe prej kohësh e kishin nën shënjestër.

Raportohet se Visha është ekzekutuar mëngjesin e sotëm teksa ishte nisur nga shtëpia për në punë dhe autorët i kanë bërë pritë. Ai është qëlluar me armë zjarri silenciator vetëm pak metra larg shtëpisë, brenda mjetit të punës. Visha punonte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se është ekzektuar për arsye hasmërie.

Sakaq mësohet se Lulzim Visha ishte baba i dy fëmijëve, dhe njihej si person problematik. Mësohet se ai ishte person me precedentë penal.

Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e kësaj të premte, ku 48-vjeçari Lulzim Visha, u gjet pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete. 

Pista paraprake e hetimit është hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë. Autorët ende të paidentifikuar vijojnë të jenë në arrati, ndërsa dyshohet se janë larguar me një makinë tip "Porche" ngjyrë gri. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

lulzim visha

Sondazh

Poll