Aktualitet

48-vjeçari u gjet i vrarë në automjet në Zall Mner, vëllai i tij vrau Refik Domin në vitin 1997

Sipas informacioneve, pista kryesore e hetimeve është hasmëria teksa mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

24 Janar 2025, 09:44 Nga M.B
48-vjeçari u gjet i vrarë në automjet në Zall Mner,
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- 48-vjeçari Lulzim Visha është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të premte në Tiranë. Sipas informacioneve, pista kryesore e hetimeve është hasmëria teksa mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Në 29 qershor 2001 Gjykata e Rrethit Tiranë i ka dhënë atij 12 vjet burgim, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”.

Ndërkohë, sipas policisë 48-vjeçari është gjetur i vdekur brenda një makine në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, dhe dyshohet se është i vrarë me armë zjarri. Policia bën me dije se ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

 

vrasje ne tirane

Sondazh

Poll