24 Janar 2025, 10:47
Nga M.B
Jamarbër Malltezi
TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën për revokim të masës së sigurisë "arrest në shtëpi" të anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezit. Në njoftimin për vendimin e Apelit të GJKKO-së thuhet se u vendos miratimi i vendimit nr. 714, datë 12.12.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Kundër këtij vendimi, Malltezi mund të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit.
Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 24.01.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 25 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit J.M., në lidhje me: “Ankim ndaj vendimit nr. 714, datë 12.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Revokimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Shuarjen e masës së sigurimit të “Arrestit në shtëpi”, për J.M., caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 714, datë 12.12.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e liruar nga burgu. Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim lidhur me dosjen "Partizani".
jamarber malltezi
Politike
24 Janar 2025, 10:38
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar ditën e sotme dy nisma të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria li...
Politike
24 Janar 2025, 10:23
M.B
Asllan Dogjani
TIRANA- GJKKO ka kthyer çështjen për hetim në SPAK për deputetin Asllan Dogjani i cili akuzohet për dek...
Politike
24 Janar 2025, 10:01
M.B
Edison Memolla
TIRANA- Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është paraqitur sot në ambientet e Gjykatës së Posa&c...
Politike
24 Janar 2025, 09:37
B.Z
Ilustrim
TIRANË - Në një pasdite të ftohtë janari, Aldo* – një emigrant shqiptar 37-vjeçar me banim në veri...
Politike
24 Janar 2025, 09:31
M.B
Peter Sorensen
BRUKSEL- Diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, është konfirmuar nga ambasadorët e Bashkimit Evropian për postin e p&e...
Politike
24 Janar 2025, 08:13
B.Z
Laboratorët inteligjentë
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, sot në Ditën Botërore të Arsimit ka ndarë pamje nga labora...
Politike
23 Janar 2025, 22:13
r.ll
blendi klosi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka folur mbrëmjen e sotme për formulën...
Politike
23 Janar 2025, 21:54
r.ll
TIRANË- Zanafilla e problemit lidhet me statusin dhe të dhënat e vendit, ku ka bërë shtëpinë Mustafa Kabili dhe institucioni ...
Politike
23 Janar 2025, 21:34
N.F
Ola Xama
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, u ankua te prokurorja që heton dosjen e sterilizimit, duke e akuzuar p&e...
Politike
23 Janar 2025, 21:22
N.F
Maria Zakharova
KOSOVË- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në një konferencë për me...