Politike

"Do bashkëpunojmë me “Cassa Depositi e Prestiti” të Italisë"/ Rama prezanton nismat për Bankën Shqiptare të Zhvillimit: 250 mln euro financim për bujqësinë

Rama shprehet se nisma e parë është se qeveria shqiptare do bashkëpunojë me “Cassa Depositi e Prestiti” të Italisë për finalizimin e projektligjit mbi Bankën Shqiptare të Zhvillimit. Nisma e dytë thotë Rama është miratimi nga Banka e Shqipërisë të një linje financimi prej 250 milionë eurosh për ndërmarrjet e vogla, me fokus në bujqësi dhe agrobizneset.

24 Janar 2025, 10:38 Nga B.Z
"Do bashkëpunojmë me “Cassa Depositi e Prestiti”
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar ditën e sotme dy nisma të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria lidhur me Bankën e Shqiptare të Zhvillimit dhe financimin e ndërmarrjeve të vogla. Përmes rubrikës "Çkemi ndonjë të re", të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale Rama ka prezantuar nismat për Bankën e Shqiptare të Zhvillimit.

Rama shprehet se nisma e parë është se qeveria shqiptare do bashkëpunojë me “Cassa Depositi e Prestiti” të Italisë për finalizimin e projektligjit mbi Bankën Shqiptare të Zhvillimit. Nisma e dytë thotë Rama është miratimi nga Banka e Shqipërisë të një linje financimi prej 250 milionë eurosh për ndërmarrjet e vogla, me fokus në bujqësi dhe agrobizneset.

Edi Rama: Sapo kemi mbaruar një mbledhje për dy çështje të zhvillimit. E para, finalizimin e projektligjit mbi Bankën Shqiptare të Zhvillimit, falë bashkëpunimit me prestigjiozen “Cassa Depositi e Prestiti” të Italisë, një institucion financiar që bën pjesë në gjerdanin e ekselencave italiane, jemi gati ta bëjmë pjesë të Shqipëri këtë motor zhvillimi në këtë satat të ri të vendit. Projekti është bindës dhe do hidhet në konsultim publik. Banka do të menaxhohet nga një super skuadër shpotare-italiane dhe dot të asistohet nga afër nga partneret e “Cassa Depositi e Prestiti”, për të garantuar një qeverisje të pavarura profesionale dhe të suksesshme. E dyta, Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar një linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogël, me në fokus bujqësinë, 250 milion euro. E kemi diskutuar ta mbështesim nga qeveria këtë linjë financimi edhe me një garanci sovrane. Ky është volumi më i madh i vënë ndonjëherë me kredi të buta të agropërpunimit, të serave, agroturizmit, teknologjisë dhe më radhe. Së shpejti për detajet.

edi rama

Sondazh

Poll