Politike

Deklarata e Beqjas, Xama: Mesazhi i fshehtë i ish-ministrit për gjykatën!

Xama shtoi se ai donte ti thoshte Gjykatës se nuk mund të njollosë emrin e tij dhe as PS-në.

23 Janar 2025, 21:34 Nga N.F
Deklarata e Beqjas, Xama: Mesazhi i fshehtë i ish-ministrit për
Ola Xama

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, u ankua te prokurorja që heton dosjen e sterilizimit, duke e akuzuar për njollosjen e figurës së tij, familjes, qeverisë së Ramës dhe të PS-së. Duke komentuar reagimin e ish-ministrit, gazetarja Ola Xama deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se ky ëshë një mesazh i fshehtë i Beqajt. Xama shtoi se ai donte ti thoshte Gjykatës se nuk mund të njollosë emrin e tij dhe as PS-në. Ndërsa gazetari Xhevahir Zhabina deklaroi se te kontratat koncesionare që heton SPAK mungon akuza e korrupsionit.

Pjesë nga biseda:

Ola Xama: Zoti Beqja ka të drejtë te pyetja e madhe që mund t’i bëhet prokurorit a gjykatësit të Posaçëm; A është vetëm Beqja, biznesmeni Rrapaj apo ish-zv/ministri Rrjepaj, apo të tjerë se aty ka patur autoritet kontraktor, titullar të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë, ministra të tjerë.

Kemi një kontratë që vijon të marrë fonde nga buxheti i shtetit, 19 milionë euro do të marrë për vitin 2025 dhe është një kontratë e bekuar dhe e mbrojtur edhe nga kryeministri Edi Rama. Ndaj mu duk një mesazh i fshehtë ai që tha Beqja për gjykatën që ju nuk mund të njollosni as emrin tim dhe as të PS-së, pra nëse njollosem unë për sterilizimin njolloset edhe PS-ja.

Xhevahir Zhabina: E di çfarë shoh te hetimi i këtyre kontratave koncesionare si inceneratorrët, apo sterilizimi? E para është ajo e zbatimit të kontratave. Tjetra është që ajo që mungon në këtë akuzë është korrupsioni në këtë kontratë koncesionare dhe ky është problemi që ka hetimi i Prokurorisë së Posaçme.

ola xama ilir beqja

Sondazh

Poll