Politike

Sot Dita Botërore e Arsimit, Rama ndan pamjet e laboratorëve inteligjentë: Do të shtrihen në 615 shkolla në vend

Rama shkruan se këta laboratorë po rrisin aftësinë digjitale për më shumë se 35 mijë nxënës, ndërsa shton se do të shtrihen edhe në 615 shkolla të tjera në vend.

24 Janar 2025, 08:13 Nga B.Z
Sot Dita Botërore e Arsimit, Rama ndan pamjet e laboratorëve
Laboratorët inteligjentë

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, sot në Ditën Botërore të Arsimit ka ndarë pamje nga laboratorët inteligjentë të ndërtuar në disa shkolla. Në një postim në rrjete sociale, Rama shkruan se këta laboratorë po rrisin aftësinë digjitale për më shumë se 35 mijë nxënës, ndërsa shton se do të shtrihen edhe në 615 shkolla të tjera në vend.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe me laboratorët e rinj inteligjentë, që po rrisin aftësitë digjitale për mbi 35 mijë nxënës, e që do të shtrihen edhe në 615 shkolla të tjera në mbarë vendin, ju uroj Gëzuar Ditën Botërore të Arsimit.

edi rama laboratore private

Sondazh

Poll