Politike

SPAK kërkon një vit burg për korrupsion zgjedhor, nis gjyqi për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla

Ai akuzohet për korrupsion zgjedhor dhe prokurori i çështjes, Edvin Kondili ka kërkuar, dënimin me një vit burgim për Memollën si dhe heqje e se drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare.

24 Janar 2025, 10:01 Nga M.B
SPAK kërkon një vit burg për korrupsion zgjedhor, nis gjyqi
Edison Memolla

TIRANA- Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është paraqitur sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme, teksa pritet që të njihet me vendimin e gjykatës për akuzën ndaj tij. Ai akuzohet për korrupsion zgjedhor dhe prokurori i çështjes, Edvin Kondili ka kërkuar, dënimin me një vit burgim për Memollën si dhe heqje e se drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare.

Sipas SPAK, Memolla në zgjedhjet e pjesshme ndikon te Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, si dhe komunikon me të pandehurin Blerim Xhamani, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës.

Xhamani u mor i pandehur për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe veprën penale “falsifikim i dokumenteve”. Sipas SPAK, ai së bashku me të pandehurin Isuf Tosku, falsifikuan të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë abonentit debitor.  I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, u akuzua se i premtoi një shtetaseje për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, duke i kërkuar të votonte në favor të një kandidati në ato zgjedhje të pjesshme lokale.

edison memolla

Sondazh

Poll