Sport

Firmoset memorandumi trepalësh mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë për energjinë elektrike

10 Mars 2019, 16:38 Nga DOSJA
Firmoset memorandumi trepalësh mes Shqipërisë, Bullgarisë

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) në Shqipëri ka nënshkruar një memorandum mes transmetuesve të energjisë elektrike të shtetit Bullgar dhe atij Maqendonas në Sofie më 8 mars.

Operatori i Sistemit Elektroenergjetik të Bullgarisë (ESO), Operatori i Sistemit të Transmisionit të Maqedonisë Veriore (MEPSO) dhe Operatori i Sistemit të Transmetitmit të Shqipërisë (OST) kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për zhvillimin e tregut të energjisë elektrike dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal në evropën juglindore nëpërmjet ndihmës së ndërsjelltë.

Palët deklaruan vullnetin e tyre për të bashkëpunuar ngushtë dhe për të kontribuar në zhvillimin e tregut të energjisë elektrike duke bashkuar tregjet kombëtare dhe duke i integruar ato në tregjet e vetme evropiane të energjisë elektrike.

Memorandumi parashikon gjithashtu grumbullimin e segmentit të tregut në kufijtë e përbashkët të tre vendeve, e cila të shoqërohet ndarje të mirëpërcaktuar të aftësive të transmetimit ndër-sistem në përputhje me Modelin Evropian të Synuar, sipas ESO.

Me nënshkrimin e dokumentit, tre operatorët e sistemit elektroenergjetik shprehin vendosmërinë e tyre për të ndjekur bashkëpunimin rajonal nëpërmjet krijimit të një Qendre Rajonale të Sigurisë në një shtet anëtar të BE në Evropën Juglindore.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bullgari maqedoni memorandum operatori i sistemit të transmetimit ost bullgari maqedoni memorandum operatori i sistemit të transmetimit ost

Sondazh

Poll