Bota

Takimi i Kurti-Thaçi, LDK reagon pas mbledhjes së Kryesisë: Jemi gati për negociata, pushteti të jetë i balancuar

6 Janar 2020, 17:49 Nga DOSJA
Takimi i Kurti-Thaçi, LDK reagon pas mbledhjes së Kryesisë:

KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas takimit mes Albin Kurtit dhe Presidentit Hashim Thaçi. Në një reagim në Facebook, pas mbledhjes së Kryesisë, zyra e medias së LDK-së shkruan se partia që ka dalë e para ka përgjegjësinë për të themeluar institucionet.

Po ashtu shtojnë se janë gati të futen në negociata të tjera dhe pushteti duhet të jetë i balancuar që dhe koalcioni të funksionojë siç duhet.

“Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, trajtoi situatën pas Konstituimit të Kuvendit të Kosovës. LDK-ja vlerëson se është në interesin më të mirë të vendit implementimi i rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 dhe krijimi i intstitucioneve. LDK-ja konsideron se partisë që ka dalë e para i takon përgjegjësia për të themeluar instuitucionet.

LDK-ja, edhe një herë shpreh gatishmërinë që të vijojë bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje, mbi bazën e mirëbesimit dhe të partneritetit. LDK-ja vlerëson se pushtetet e balancuara dhe përgjegjësitë e përbashkëta janë jetike për funksionimin e koalicionit të mundshëm, si dhe për funksionimin demokratik të institucioneve. LDK-ja fton Lëvizjen Vetëvendosje që të reflektojë mbi bazën e këtij parimi, në bazë të të cilit edhe është ndërtuar qëndrimi i LDK-së lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndërmjet tyre”, shkruan LDK.

Albin Kurti është tërhequr sot nga marrja e Ministrisë së Brendshme në qeverinë e re. Ai i bëri thirrje LDK-së për marrëveshje të re dhe të dërgonte emrat e ministrave. Kurti zhvilloi një takim dhe me Thaçin, ndërkohë që ky i fundit tha se kreu i LVV ka dhe 48 orë kohë t’i dërgojë emrin e Kryeministrit. LDK ka zhvilluar sot mbledhje të kryesisë, por nuk ka dalë me një qëndrim.

Pak ditë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat për ditë me radhë kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetat Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa kryesia e ldk qeveria e re ne kosove takimi thaci-kurti isa mustafa kryesia e ldk qeveria e re ne kosove takimi thaci-kurti

Sondazh

Poll