Bota

Aktori i njohur, Russell Crowe bën thirrje për ndërgjegjësimin e krízës vdékjeprurëse në Australi: Të respektojmë pla

6 Janar 2020, 12:08 Nga DOSJA
Aktori i njohur, Russell Crowe bën thirrje për

AUSTRALI- Zjarret në Australi po shkaktojnë dëme të mëdha, pasi shuarja e flakëve është tejet e vështirë e për këtë shkak humbën jetën 24 njerëz.Gjithashtu, me këtë tragjedi që po ndodh në Australi janë solidarizuar personazhe të njohur në  botë, duke bërë thirrje për ndërgjegjësimin rreth krízës vdékjeprurëse.

Së fundmi, aktori Russell Crowe ka përdorur fjalimin e tij kur fitoi  “Golden Globes” në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka përfshirë Australinë.

“Mos bëni gabim. Trágjedia që po shpaloset në Australi është e bazuar në ndryshimet klimatike,”– është shprehur aktori.

Ky koment i tij për Australinë, ka bërë që t’i bashkohen edhe shumë personazhe të tjerë për zjarret masive.

Të paktën 24 njerëz kanë vdekur që kur kanë nisur zjarret në shtator të vitit 2019. Zjarret janë një pjesë e natyrshme në Australi, por janë përkeqësuar këtë vit nga temperaturat e larta, mbi mesataren dhe prej thatësirës së vazhdueshme në shumë zona.

Crowe është një nga mijëra banorë Australianë, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar ose dëmtuar nga zjarret, të cilat po prekin çdo shtet dhe territor të Australisë.

“Ne duhet të veprojmë bazuar në shkencë, të lëvizim fuqinë tonë globale drejt energjisë së rinovueshme dhe të respektojmë planetin tonë për vendin unik dhe të mahnitshëm që është.”-është shprehur ai.

Sipas mediave të huaja, deri më tani kanë humbur jetën  të paktën 24 persona, dhjetëra të tjerë janë zhdukur, ndërsa rreth 100 mijë qytetarë janë evakuuar nga ky vend.

Burimi: BBC 

A.C:E.K Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota australi russell crowe zjarret ne australi australi russell crowe zjarret ne australi

Sondazh

Poll