Bota

Thaçi flet pas takimit me Kurtin: Ka edhe 48 orë kohë, pas kësaj do marr veprimet e tjera

6 Janar 2020, 15:00 Nga DOSJA
Thaçi flet pas takimit me Kurtin: Ka edhe 48 orë kohë, pas

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas takimit me Albin Kurtin, kreun e Lëvizjes Vetëvendosje. Në një reagim në Facebook, Thaçi shkruan se Albin Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofronte propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe për të marrë mandatin e kryeministrit.

Më tej Thaçi shkruan se i ka lënë dhe 48 orë kohë Kurtit për t’i dhënë mandatin si kryeministër dhe shton se pas kësaj do marrë veprimet e radhës në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve.

Sapo zhvillova një takim të shkurtër me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në përpjekje për të implementuar rezultatin zgjedhor të Zgjedhjeve të Përgjithshme të 6 tetorit të vitit të kaluar. Tashmë është bërë hapi i parë i rëndësishëm i konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për çka përsëri i përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës. Nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Z. Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Si president i vendit do ta ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të shtetit të Kosovës. Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore”, shkruan kreu i shtetit të Kosovës.

Albin Kurti është tërhequr sot nga marrja e Ministrisë së Brendshme në qeverinë e re. Ai i bëri thirrje LDK-së për marrëveshje të re dhe të dërgonte emrat e ministrave. Kurti zhvilloi një takim dhe me Thaçin, ndërkohë që ky i fundit tha se kreu i LVV ka dhe 48 orë kohë t’i dërgojë emrin e Kryeministrit. LDK ka zhvilluar sot mbledhje të kryesisë, por nuk ka dalë me një qëndrim.

Pak ditë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat për ditë me radhë kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetat Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gadishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin.

(A.B.:E.K Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci takimi thaci-kurti albin kurti hashim thaci takimi thaci-kurti

Sondazh

Poll