Bota

Mblidhet LDK-ja në seli, thirrja úrgjente e Mustafës pak para takimit Thaçi-Kurti

6 Janar 2020, 12:37 Nga DOSJA
Mblidhet LDK-ja në seli, thirrja úrgjente e Mustafës pak para

KOSOVË– Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike është mbledhur në mënyrë urgjente pasi është thirrur nga kreu i saj, Isa Mustafa. Mbledhja po zhvillohet në selinë qendrore të LDK-së në Prishtinë.

Gazeta Eskpress ka publikuar edhe foto nga  mbledhja, e cila zhvillohet vetëm pak orë para takimit kokë më kokë të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Presidentit Hashim Thaçi. Vetë kurti, tha se është gati për të nisur punën me krijimin e qeverisë. Në një video në rrjetet sociale, Kurti i bëri thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës që të dërgojë emrin për zëvëndës kryeministrin dhe 5 ministrave që do të ketë në kabinetin qeveritar. Ai shtoi edhe se është tërhequr nga posti si Ministër i Brendshëm.

Pak ditë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë.

Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por sot, LDK tha se heq dorë nga kreu i Kuvendit, duke ofruar një marrëveshje të palëkundur për 5 ministri dhe presidentin.

(f.m;e.k/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa mblidhet ldk takimi thaci-kurti albin kurti isa mustafa mblidhet ldk takimi thaci-kurti

Sondazh

Poll