Bota

Kurti takohet me Thaçin: Nuk ka efekte juridike, pres ende LDK-në. Presidenti kërkon formonin e qeverisë

6 Janar 2020, 13:51 Nga DOSJA
Kurti takohet me Thaçin: Nuk ka efekte juridike, pres ende LDK-në.

KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar sot në President ku është takuar me Hashim Thaçin. Takimi mes Thaçit dhe Kurtit ka zgjatur pak minuta dhe kreu i LVV, ka folur për mediat ku ka treguar detaje se çfarë ka diskutuar. Sipas Kurtit ishte një takim pa efekte juridike, pasi atij ende nuk i është dhënë mandati për të qeverisur Kosovën dhe për të formuar qeverinë.

Sot isha në takim me presidentin e Republikës, ky ishte një takim i shkurtër konstulativ pa efekte juridike, lidhur me fazën e ardhshme konstituive të institucioneve që sot i kanë mbushur tre muaj. Unë dëgjova predidentin në këtë takim disa minutësh unë dëgjova presidentin që shprehu interesimin për krijimin e qeverisë, por, njëkohësisht edhe tha që e di që ju nevojitet një kohë e caktuar”, u shpreh Albin Kurti.

Më tej në fjalën e tij Kurti u shpreh dhe për mundësinë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku bëri edhe njëherë thirrje për t’u ulur në bisedime. “Për mua takim do të kishim qysh dje, jemi në komunikim, kam instituar për takime sa më të shpejta, uroj që kjo të ndodhë. Deri më datën 26 dhjetor kemi mundur të arsyetohemi në seancën konstituive, qytetarët e Kosovës, duhet që sa më parë të ecin sa më shpejtë, ne po i bëjmë përpjekjet maksimale”, shtoi kreu i LVV.  Në fund tha se do të ketë takime të tjera me Thaçin, ku do marrë dhe mandatin për krijimin e institucioneve të reja.

Albin Kurti është tërhequr sot nga marrja e Ministrisë së Brendshme në qeverinë e re. Ai i bëri thirrje LDK-së për marrëveshje të re dhe të dërgonte emrat e ministrave. Kurti zhvilloi një takim dhe me Thaçin, ndërkohë që ky i fundit tha se kreu i LVV ka dhe 48 orë kohë t’i dërgojë emrin e Kryeministrit. LDK ka zhvilluar sot mbledhje të kryesisë, por nuk ka dalë me një qëndrim.

Pak ditë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat për ditë me radhë kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetat Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gadishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci qeveria e re ne kosove takimi thaci-kurti albin kurti hashim thaci qeveria e re ne kosove takimi thaci-kurti

Sondazh

Poll