Bota

Albin Kurti tërhiqet nga Ministria e Brendshme dhe takon Thaçin: LDK të sjellë emrat e ministrave, Presidenti kërkon qeveri

6 Janar 2020, 12:06 Nga DOSJA
Albin Kurti tërhiqet nga Ministria e Brendshme dhe takon Thaçin: LDK

KOSOVE- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar sot përmes një video-mesazhi se është tërhequr nga posti i Ministrit të Brendshëm. Kurti tregoi emrat e ministrave LVV propozon për qeverinë e re dhe kërkoi nga LDK që të nis dhe ajo propozimet e saj dhe të firmoset marrëveshja për qeverisjen në koalicion. 

Ndërkohë pas kësaj deklarate dhe tërheqjes Kurti shkoi në takimin me presidentin Hashim Thaçi, por sërish nuk kishte një marrëveshje me LDK-në. Pas takimit me Thaçin, kurti tha se ishte një bisedë pa efekte juridike dhe në fjalën para mediave lëshoi një mesazh dhe për LDK-në. Ndërkohë Presidenti Thaçi, u shrpeh se i pjete dhe 48 orë kohë Kurtit për t’i dërguar emrin e Kryeministrit për t’i dorëzuar mandatin e nëse nuk ndodht ai do vijoj me veprime të tjera.

Pak ditë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat për ditë me radhë kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetat Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gadishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin.

(F.G. A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci koalicioni vv-ldk lidhja demokratike e kosoves qeveria e re ne kosove albin kurti hashim thaci koalicioni vv-ldk lidhja demokratike e kosoves qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll