Sport

VIDEO/ Varane dhe Modriç nderojnë Realin, skuadra e Zidane merr përkohësisht vendin e parë

4 Janar 2020, 17:44 Nga DOSJA
VIDEO/ Varane dhe Modriç nderojnë Realin, skuadra e Zidane merr

SPANJË- Real Madrid e ka nisur vitin 2020 me fitore duke mundur me shifrat 0-3 Getafen. Madrilenët kanë marrë përkohësisht vendin e parë, në pritje të rezultatit që do të marrë Barcelona në ndeshjen e orës 21:00 ndaj Espanyol.

Në minutën e 34-të, mbrojtësi Varane shqetësoi portierin i cili shkaktoi autogol, ndersa në pjesën e dytë fancezi realizoi golin në minutën e 54-të. Në minutën e fundit të takimit ka ardhur edhe goli i tretë i miqve, i realizuar nga Luka Modric.

Një fitore e rëndësishme e skuadrës së Zidane i cili tani do të fokusohet në ndeshjen e 8 janarit përballë Valencias për gjysmëfinalen e Super Kupës.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport getafe la liga real madrid getafe la liga real madrid

Sondazh

Poll