Sport

IFAB dhe çështja VAR, sekretari Brud i prerë: Edhe një centimetër është pozicion jashtë loje

4 Janar 2020, 13:50 Nga DOSJA
IFAB dhe çështja VAR, sekretari Brud i prerë: Edhe një

TIRANË- “Pozicioni jashtë loje është jashtë loje edhe nëse është vetëm një centimetër. Nëse imazhet me linja të kalibruar dhe linja pingul tregojnë se ka një pozicion të pa rregullt asistenti i videos duhet të vazhdojë të raportojë”– tha Lukas Brud për sportschau.de.

Nuk do të ketë kufi të tolerancës dhe asnjë diferencë gabimi të aplikuar për pozicion jashtë loje, por asistenti i videos duhet të kuptojë shpejt nëse është jashtë apo jo.

Në ditët e kaluara, IFAB dukej se dëshironte të ndryshonte rregullin sa i përket pozicionit të parregullt, duke prezantuar konceptin e tolerancës për të fshirë sinjilazimet milimetrike të Var. Megjithatë, këto thashetheme kanë krijuar diskutime të konsiderueshme, dhe sot Brud është kthyer: nuk do të ketë ndryshime në rregullin e pozicionit jashtë loje të aplikuar nga VAR.

Më 29 shkurt, në Irlandën e Veriut, do të ketë takim të anëtarëve të IFAB dhe ndoshta më shumë do të dihen për përdorimin e VAR.

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ifab lukas brud sekretari brud var ifab lukas brud sekretari brud var

Sondazh

Poll