Bota

“Australia në mes të zjarrit”/ Zjarrfikësi i famshëm publikon viedon prékëse kur shpëton një kangur të porsalindur,

6 Janar 2020, 11:43 Nga DOSJA
“Australia në mes të zjarrit”/ Zjarrfikësi i

AUSTRALI- Në Australi prej muajsh tashmë zjarret masive kanë bërë shkrumb e hi gjithçka, duke ju marrë jetën 24 njerëzve dhe mijëra të tjerë janë evakuar larg vendit për të shpëtuar jetën.

Mediat e huaja kanë shkruar dhe kanë raportuar gjithçka nga gjendja e jashtëzakonshme mes zjarreve të fuqishme që kanë  përfshirë vendin.

Në një video të publikuar nga Daily mail shihet një moment mjaft prékës, kur disa zjarrëfikës vullnetarë kanë shpëtuar një kangur të porsalindur.

Ka qenë 24-vjeçari Sam McGlone, i cili shpëtoi kangurin dhe më pas postoi videon në rrjetet sociale, teksa bën thirrje për të ndihmuar sadopak në mesin e kaósit që ndodhet sot e gjithë Australia.

Zjarrfikësi vullnetar menjëherë ka shuar edhe disa zjarre pranë vendit ku shpëtoi kangurin.

Sipas mediave të huaja, deri më tani kanë humbur jetën  të paktën 24 persona, dhjetëra të tjerë janë zhdukur, ndërsa rreth 100 mijë qytetarë janë evakuar nga ky vend.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota australi zjarret australi zjarret

Sondazh

Poll