Bota

Zgjedhjet në Kroaci/ Zoran Milanoviç mpósht Kolinda Kitaroviç, ish-kryeministri bëhet President

6 Janar 2020, 11:03 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kroaci/ Zoran Milanoviç mpósht Kolinda

KROACI- Pas zgjedhjve të zhvilluara në Kroaci, ish-kryeministri Zoran Milanoviç, tashmë do të jetë Presidenti i këtij  vendi.

Ai është kandidant i Partisë  Social Demokrate, në opozitë por nga sot do të jetë Presidenti i Kroacisë.

Kundërshtarja e tij Kolinda Kitaroviç  nuk ja doli të triumfonte pasi, Milanoviç kryesoi në  këto zgjedhje me 52,7% të votive. E nga ana tjetër presidentja aktuale, Kolinda Kitaroviç, e partisë ës djathtë në Kroaci mblodhi vetëm 47.3% të votave.

Kujtojmë që Milanoviç i cili sot ka fituar postin e Presidentit, për 4 vite me rradhë, nga  2011 deri në 2015 ka qenë Kryeministri i Kroacisë.

“Fitorja e Milanoviçit është një erë në lundrimet e Social Demokratëve dhe do të forcojë partinë përpara një votimi parlamentar.”-është shprehur analisti Branko Caratan.

Ndërsa vetëm dy javë më parë në zgjedhjet e zhvilluara në Kroaci, Milanoviç fitoi përballë 11 kandidatë të tjerë me 29.6% të votave, duke lënë në vendin e dytë Kitarovçin, me 26.7% të votave.

Burimi:  Theguardian 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kolinda kitarovic kroaci milanoviç behet president zoran milanoviç kolinda kitarovic kroaci milanoviç behet president zoran milanoviç

Sondazh

Poll